Bonaventura shumë pranë firmosjes së rinovimit me…

Sport

bonaventura
Në sfidën kundër Chievo Veronas, në “San Siro”, Giacomo Bonaventura, shënoi golin e 31-të me fanellën e Milan në ndeshjen e 150-të me kuqezinjtë, pra një gol çdo pesë ndeshje, aq sa është edhe numri që mban mbi fanellë. Që kur ka ardhur Gattuso në krye të Milan, ai është golashënuesi më i mirë me 11 gola në total. Megjithatë, kontrata e ish-futbollisti të Atalanta skadon pas rreth 16 muajsh dhe në klubin e rrugës Aldo Rossi kanë nisur të punojnë përtej rinovimin deri në 30 qershor 2020. Aktualisht, futbollisti i menaxhuar nga Raiola, merr 2 milionë euro në sezon, por për të firmosur deri në vitin 2022 pretendon të paktën 3.5 milionë, aq sa marrin Lucas Biglia dhe Tiémoué Bakayoko.

GiacomoBonaventuraUCSampdoriavACMilanbIk1cmOfr9dl

Milan i ka ofruar 3 milionë euro në vit dhe duke qenë se kërkesa dhe oferta janë kaq pranë, atëherë marrëveshja do të arrihet.  Jack Bonaventura u bë pjesë e kuqezinjve në ditën e fundit të merkatos, në verën e vitit 2014, ku u transfera nga Atalanta për shumën e 7.5 milionë eurove. Që pas ardhjes së tij në ‘San Siro’, ai është kthyer në një pikë kyçe të formacionit kuqezi. Për lojtarin thuhet se ka patur interes nga disa skuadra në Itali dhe jashtë saj, por drejtuesit e Milanit janë të bindur për ta mbajtur lojtarin në Milanello.