Zhvillime të rëndësishme kanë marrë hetimet rreth bombës së vënë autobusit të Borussias së Dortmundit një javë më parë. Policia gjermane ka arrestuar një person të cilin e akuzon se është një nga organizatorët sulmit. Sipas shtypit ndërkombëtar, personi thuhet se quhet Sergej dhe është 28-vjec, me dy shtetësi, gjermane dhe ruse. 3 shpërthime kapluan autobusin e Dortmundit më 11 prill, pak përpara përballjes me Monacon në cerek-finalen e Champions League-ës. Nga këto shpërthime mbeti i lënduar Marc Bartra dhe ndeshja u shty për të nesërmen. Pikërisht kjo ndodhi, sipas trajnerit Thomas Tuchel ishte një nga shkaqet se pse Dortmundi u eliminua më pas nga Monaco. BBC raportoi të premten se gjatë kohës së shpërthimeve, Sergej po qëndronte në hotelin e klubit gjerman, duke vëzhguar qartësisht të gjithë situatën. Ndër të tjera raportohet se shkaku i këtij sulmi nuk ka qenë terrorizmi, por motivet financiare. Sergej thuhet se kishte ndërmend të investonte në aksionet e Dortmundit. Sipas teorisë së tij, nëse skuadra sulmohej dhe disa lojtarë vdisnin nga një sulm i atillë me bombë, aksionet në bursë do të binin dhe ai do kishte mundësi të bënte biznes. Një çmenduri e vërtetë, prej së cilës klubi verdhezi ka kërkuar haptazi hetim të thellë, për të garantuar vazhdimësinë e sezonit. Drejtori sportive Hans Joachim-Watzke, falenderoi policinë dhe tha se kishte besim të plotë se ditët në vijim, përvec Sergejit, do të mund të ndaloheshin të gjithë përgjegjësit e tjerë.