Boks – Mayorga i ngacmon të dashurën rivalit Mosley

Sport

Ricardo-Mayorga c916f
Kur boksi botëror nuk është se po kalon momente të mira, çaste tejet të pa-hishme kanë dhuruar Shane Mosley dhe Ricardo Mayorga, i njohur ndryshe si “El Matador”. Në prag të ndeshjes mes tyre, në konferencën prezantuese 41 vjecari nga Amerika Latine, i cili kishte veshur një T-Shirt pro-presidentit të Nicaragua-s Daniel Ortega, kreu një gjest tejet të ulët teksa ngacmoi të fejuarën e rivalit të tij Mosley. Trista Pisani, e cila është edhe aktore, po prezantonte dy bokstierët, kur Mayorga teksa u çua për të dalë përballë amerikanit Mosley, e ngacmoi me një shuplakë pas vitheve.
Menjëherë pas këtij gjesti, 43-vjecari Mosley i është vërsulur duke e kapur për fyti rivalin e tij, që tashmë duket se është kthyer në rival edhe jasht ringut. Ndërhyrja e punonjësve të sigurisë por dhe të pranishmëve ka shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë që Trista dëgjohet t’i thotë të dashurit të saj që me atë cka ngjau ai duhet ta vrasë që në vend.
Këto pamje krejt të shëmtuara gjithsesi nuk është se i kanë bindur mediat amerikane, ku nën argumentin se Trista Pisani është aktore, thuhet se e gjitha është e skenuar për të rritur më shumë shikueshmërinë e ndeshjes. Por kjo nuk është hera e parë që Mayorga provokon Mosley-in, në prezantimin e bërë në fillim të gushtit, ai e kishte provokuar amerikanin duke i hedhur tym cigare, cka kishte cuar në një përplasje, por përgjithësisht vetëm me fjalë.