BOKS – KRITIKAT, MAYWEATHER MBRON SERISH BERTON

Sport
  • Floyd-Mayweather-Jr.-Record-Nice-Photo

E shtuna do të jetë hera e funidit që Floyd Mayweather do të ngjitet në ring, në ndeshjen që do të shënojë të 49-ën në karrierë, kështu të paktën ka bërë me dije vetë boksieri 38-vjecar. Por ajo që duhej të ishte takimi më emocionues për të, rrezikon të kthehet në një ndeshje që do të mbahet mend më shumë për kritikat dhe krizën e shitjes së biletave.
Përballë Mayweather do të ketë Andre Berton, i cili në 6 takimet e fundit ka humbur tre herë, dhe pikërisht për formën e tij, Mayweather është kritikuar se ka përzgjedhur një kundërshtar të dobët vetëm e vetëm që të barazojë rekordin e Rocky Marcianos me 49 takime pa asnjë humbje.
Kjo gjë është ndjerë edhe nga rënia e interesimit për ndeshjen që do të zhvillohet më 12 shtator në Las Vegas, atje ku 4 muaj më parë Mayweather mundi Manny Pacquiaon në atë që u cilësua si “Përballja e Shekullit”.
Përballë kritikave edhe një herë Mayweather ka mbrojtur zgjedhjen e tij duke u shprehur se nuk i intereson aspak fakti se vlera e të drejtave televizive ka shënuar ulje, njëjtë sikurse edhe interesimi për ta parë ndeshjen në stadium. Kampioni i Botës në peshat e lehta tha edhe një herë se kishte zgjedhur të ndeshej me Berton pasi në cdo takim ka dhënë 100 për qindëshin e tij.
Mayweather deri më sot rezulton të jetë sportisti më i paguar në botë. Gjatë karrierës së tij ka siguruar shifra astronomike ku vetëm në takimin me Pacquiaon tërhoqi më shumë se 200 milionë dollarë. Etiketimi vetëm për këtë pjesë e ka bërë Mayweather-in që të kërkojë me ngulm një arritje sportive, rekordin e Marcianos, por që duket se do t’i kthehet në një tjetër makth, pasi kritikat nuk po e lënë as të ngjitet në ring.