BOKS, JOSHUA MUND PARKER DHE SFIDON WILDER

Sport

joshua
Anthony Joshua nuk ka zhgënjyer publikun britanik në ndeshjen e shumëpritur mes tij dhe Joseph Parker. Në “Principality Stadium”, në Cardiff, dy boksierët viheshin përballë njëri-tjetrit me asnjë humbje në karrierën e tyre si profesionistë, por edhe me mbështetjen masive të publikut, Joshua realizoi pritshmëritë ndaj tij, duke fituar sfidën me pikë.
“AJ” u tregua i kujdesshëm gjatë 12 raundeve dhe ishte i përqendruar në marrjen e sa më shumë pikëve ndaj kundërshtarit neozelandez. Parker nga ana e tij nuk ishte aspak inferior, madje në raundet 5,6 dhe 7 arriti të dominonte ndaj Joshua.

parker
I vetmi zhgënjim për tifozët ishte fakti që boksierët ishin të kujdesshëm dhe nuk kërkuan sulme agresive, për ta mbyllur ndeshjen përpara 12 raundeve, siç kanë bërë më parë me kundërshtarët e tjerë në karrierën e tyre.  Me këtë fitore, Anthony Joshua tashmë zotëron 4 tituj të kategorisë së peshave të renda; WBA, IBF, IBO dhe WBO.
Në intervistën pas ndeshjes, 28-vjeçari nga Watford përgëzoi kundërshtarin Parker për ndeshjen e bërë dhe lëshoi një sfide ndaj një tjetër boksieri të pamposhtur deri më tani, Deonaty Wilder. Edhe ky i fundit do të komentonte ndeshjen, ku theksoi si Joseph Parker meritonte shumë më shumë nga ky duel, ndërsa pranoi sfidën e Joshuas, për një ndeshje të shumëpritur mes tyre, ku do të vihen në lojë të gjithë titujt kryesorë botërorë të peshave të rënda.

wilder