Boks, Fury heq përfundimisht dorë nga titujt kampion bote

Sport

sfsfssffs

Tyson Fury, kampioni i Botës në peshat e rënda për boks, heq përfundimisht dorë nga titujt e fituar në ring. Eshtë ky lajmi që ka zënë të përditshmet më të mëdha sportive, pasi shtatlarti anglez ka shpërndarë një komunikatë për shtyp ku njofton se “për të mirën e boksit” ka vendosur që të lirojë titujt e fituar një vit më parë. “Ndjej se është e drejtë dhe më mirë për boksin që titujt të mbeten aktiv, ndaj kam vendosur t’i liroj” – shkruan Fury, i cili vazhdon më tej se përpara ka një ndeshje edhe më të vështirë për të bërë. Duke i uruar fat pretendentëve të radhës, shtatlarti anglez saktësoi se përpara për të është një ndeshje edhe më e vështirë, lufta me depresionin, por që sikurse saktësoi ai “do të mund të triumfojë njëjtë sikurse bëri ndaj Klitschkos”. Tyson Fury fitoi titujt kampion në peshat e rënda për tre federata të ndryshme të boksit botëror, kur mundi nëntorin e vitit të kaluar ukrainasin Wladimir Klitschko. Për gjigandin nga Manchesteri ky ishte një sukses absolut, pasi i shënoi Klitschkos humbjen e parë në 11 vite. 40-vjecari kërkoi menjëherë ri-ndeshjen, por situata nuk ishte ndër më të mirat për Fury-in, i cili e shtyu dy herë takimin me të dhe së fundmi rezultoi se vuan nga probleme me depresionin dhe për këtë konsumon edhe kokainë. Totalisht i dëshpëruar nga gjendja e 28-vjecarit, Peter Fury, xhaxhai njëherësh edhe trajneri i tij, u shpreh me këmbëngulje se do të bënte të pamundurën që ta rikthente Tysonin në ring brenda vitit të ardhshëm.