Boks, federate IBF i heq titullin Gennady Golovkinit

Sport

gennady12
Federata IBF e boksit i heq titullin kampion kazakut Gennady Golovkin. I ashtuquajturi “Triple-G” ishte kampion i trefishtë pasi zotëronte edhe titujt e federatave WBA dhe WBC në kategoritë e peshave të mesme. 36-vjecarit thuhet se i është kërkuar të ndeshet me Sergiy Derevyachenkon më 3 gusht, por pavarësisht bisedimeve nuk u arrit asnjë dakordësi. Kështu IBF ka qenë e prerë duke i tërhequr rripin të cilin Golovkin e pati fituar duke mundur kanadezin David Lemieux 3 vite më parë. Sipas enturazhit të 36-vjecarit, kërkesa nga federata në fjalë u bë në muajin prill, por që Golovkin ishte ndërkohë në bisedime edhe me Vanes Martirosyan për një ndeshje të fiksuar për datën 5 maj, kjo ndeshje u vendos pak pasi rivali i tij Canelo Alvarez dështoi në një analizë anti-doping.

gennady

Sipas BBC-së kjo është hera e parë që Golovkin shijon ndjesinë e humbjes. Edhe pse ajo vjen jashtë ringut, momenti është ndër më të këqinjt për të. 36-vjecari numëron 39 ndeshje si profesionist me asnjë humbje dhe vetëm 1 barazim me Alvarezin. Një bishë e furishme e boksit, i aftë të fitojë 350 ndeshje si amator, Golvkin thuhet se po diskuton një ndeshje me 28-vjecarin Billy Joe Saunders, kampion në WBO, gjë që nuk është konfirmuar ende. Ndërkohë titulli IBF do të mbetet vakant deri në një njoftim të radhës se mes kujt do të diskutohet.