Boca Juniors, Tevez thotë se për 7 muaj te Shanghai ishte me pushime

Sport

Carlos Tevez

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez e ka përshkruar përvojën kineze te Shanghai Shenhua si një periudhë pushimi. 33-vjecari i cili këtë muaj u rikthye te klubi i fëmijërisë Boca Juniors, luajti vetëm 16 ndeshje që pas transferimit në dhjetor 2016-të në Kinë. Gjatë kësaj periudhe ai shënoi vetëm 4 gola dhe u kritikua jashtëmase për aspak angazhim dhe vullnet sportiv ndaj skuadrës. Në një intervistë për një televizion argjentinas Tevez ka bërë shaka duke thënë se kishte qenë 7 muaj me pushime. Sulmuesi shtatshkurtër nënshkroi një kontratë 2-vjecare, jashtëzakonisht të majme që e paguante atë rreth 700 mijë euro në javë, të barazvlefshme me rreth 33 milionë në vit. Boca nga ana tjetër përfitoi 10 milionë nga transferimi. Por fiks 1 vit nga lëvizja, klubi i Shanghait diskutoi dhe arriti një prishje të parakohshme të kontratës duke bërë që Tevez të rikthehej në Argjentinë si lojtar i lirë. Legjenda Diego Armando Maradona e ka përgëzuar me shaka këtë aventurë të Tevezit duke e përshkruar si perfekte. “Carlos e mbushi thesin plot me dollarë dhe tashmë është kthyer në shtëpi”. 33-vjecari, kampion në 4 liga të ndryshme, ka luajtur për shumë klube të mëdha si United, City, apo dhe Juventus. Te Shanghai ai u kritikua menjëherë për faktin se ishte mbipeshë dhe se shpesh ankohej se ishte i lënduar.