Boban rrëfehet për rikthimin tek Milan dhe…

Sport

Zvonimir Boban është një nga të rikthyerit e mëdhenj tek Milani, me kroatin që hoqi dorë nga një post i rëndësishëm në ‘FIFA’ vetëm që të rikthehej tek ish-skuadra e tij. Së fundmi Milani nisi stërvitjen për sezonin e ri. Tashmë në stol është Marco Giampaolo dhe së bashku me Maldinin po punohet shumë për t’u përforcuar edhe në merkato. Vetë Boban e sheh Milanin si zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tij në futboll. 50-vjeçari tha si ndihej entuziast për faktin se mund të japë sërish kontributin e tij tek kuqezinjtë dhe është optimist për atë që klubi po ndërton. Boban foli me elozhe për trajnerin Giampaolo, duke thënë se është ndër të paktët teknikë në qarkullim që ka një ide të qartë për lojën dhe lëvizjen që do të bëjë skuadra e tij.


“Giampaolo kërkon të fitojë me lojë të bukur. Ai di të imponojë atë lloj loje që sot e shohim shumë rrallë. Jemi të sigurtë se Giampaolo është zgjedhja e duhur për skuadrën. Ne na mbetet të përforcojmë organikën dhe të rritemi hap pas hapi, por me ritme të shpejta”.
Sa i përket objektivave të skuadrës, Boban u shpreh se klubi do të rikthehet aty ku i takon. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm rikthimi në “Champions League”, por rikthimi i Milani si një klub protagonist në çdo aspekt. Por për të realizuar këtë, Boban tha se së bashku me Maldinin po tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, pasi me gjasa sezoni i ardhshëm do të jetë mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e klubit kuqezi.