Boateng shqetëson Bajernin, nuk do të jetë në “Bernabeu”

Sport

boateng
Dëmtimi I pësuar nga Jerome Boateng në sfidën e vajtjes ndaj Realit të Madridit ishte një nga shkaqet që ndikuan në humbjen e Bajernit. Mbrojtësi u desh të largohej nga loja pas vetëm 34 minutave, duke u zëvendëduar nga Niklas Sule, pas problemeve muskulore në këmbën e tij. Fillimisht lëndimi nuk dukej të ishte shumë serioz, por në fakt rezulton më i rëndë nga sa mendohej. Problemi i mbrojtësit qendror gjerman ka alarmuar bavarezët, që shpresonin ta rikuperonin të paktën për takimin e kthimit me madrilenët. Pavarësisht humbjes së të mërkurës, shanset për një biletë në finalen e Kievit nuk janë shuar ende te kampionët e Gjermanisë. Mbetet për t’u luajtur edhe ndeshja e së martës së ardhshme në “Bernabeu”, atëherë kur Boatang gjithsesi është e sigurtë që nuk do të ketë mundësi të ndihmojë bavarezët në tentativën për të përmbysur humbjen e takimit të parë.

boatengjerome
Mirëpo 29-vjeçari i përfaqësueses gjermane është në rrezik të humbasë edhe Botërorin në Rusi, pasi pritet të mungojë rreth 4–6 javë. Pa llogaritur këtu kohën e riaftësimit që mund të shtyjë edhe më shumë rikthimin e tij në fushat e lojës. Kupa e Botës starton më 14 qershor dhe në një situatë të tillë, Boateng ende nuk dihet se a do të jetë në dispozicion të Kombëtares së tij. Mungesa e një mbrojtësi si ai, padyshim do të ishte dhembje koke për trajnerin Joachim Loë. Tashmë Boateng do të nisë një garë me kohën me synimin për t’u rikuperuar sa më shpejt, teksa e sigurtë është se i ka dhënë lamtumirë sezonit me bavarezët. Ky nuk është lëndimi i parë i Boateng në këtë pjesë të këmbës, pasi ai ka pësuar gjithashtu disa të tillë gjatë karrierës. Dëmtimi më serioz ka qenë ai i të fundit, në maj të 2017-s. Më pak serioz është problemi që detyroi Robenin të dilte vetëm pas 8 minutave lojë. Megjithëse holandezi mbetet në dyshim për kthimin.