Kevin Prince Boateng duket se është vetëm një hap larg rikthimit në Seria A. Sassuolo është shumë afër marrvëshjes me ish-mesfushorin e Milanit me të cilin tashmë duket se tashmë ka rënë dakord. Kontrata trevjecare për Ganezin e ’Eintracht Francoforte” mund ti japë mundësi të qëndrojë më pranë familjes.
Kjo sepse gruaja e tij Melissa Satta punon në Itali dhe përveç disa herëve që ajo udhëtonte për ta takuar bashkëshortin i është dashur të jetojë martesën e saj në distancë në vitet e fundit. Tashmë të dy do të jenë në të njëjtin vend dhe për kënaqësinë e tifozëve të Sassuolo shpesh do ta shohim edhe në tribunën e stadiumit Mapei.