Boateng, fiksimi i madh i Tuchel tek Paris SG

Sport

boateng
Mjafton një fjalë dhe zbulohet menjëherë interesimi. Thomas Tuchel, i cili prej 1 korrikut është zyrtarisht trajneri i ri i Paris SG, po mundohet të ndërtojë një skuadër në gje për të luftuar veçanërisht për fitimin e Champions League. E për t’ia dalë mbanë duhen përforcime të goditura. Sipas teknikut gjerman, repoarti që duhet përmirësuar është mbrojtja. Ka nevojë për një lojtarë me përvojë, që të jetë mësuar të luajë në nivele të larta. Mundësisht një lojtar që të jetë i rrahur me suksese, por edhe që të ketë ende oreks për të fituar. Identikit që duket se Tuchel e ka gjetur te Jerome Boateng. Mbrojtësi gjerman do të ishte goditja e duhur për Paris SG, që në një moment të parë duket se kishte hedhur sytë nga Bonucci, i cili gjithsesi duket se nëse ikën nga Milani. ka dëshirë të kthehet me Juventusin. Prandaj, dëshira e madhe e Tuchel është mbrojtësi i Bajernit. Jo vetëm sepse janë bashkatdhetarë. Boateng në karrierë ka fituar si Champions League, ashtu edhe Botërorin. Ndërsa tani është duke kërkuar stimuj të rinj.

tuchel

Për më tepër që nuk duket se kërkon të qendrojë te Bajerni i Mynihut.E madje largimin e mundshëm nga aty e kanë pranuar edhe vetë drejtuesit e klubit bavarezë. Kampionët e Gjermanisë kanë kuptuar se ka ardhur momenti që ta lënë të lirë. Për mbrojtësin, Rummeinge kërkon një shifër rreth 50-60 milionë eurove. Jo shumë, duke parë shifrat e larta që dominojnë aktualisht merkato. Kështu që bëhet fjalë për një kërkesë, që Tuchel mund ta marrë serziosiht në konsideratë. Aq më tepër që nuk ka fshehur pëlqimin edhe publikisht. “Boateng është një kampion dhe ne duam lojtarë të tillë. kjo është e qartë. Por është po aq e dukshme se nuk duam të zbulojmë planet tona”, është mjaftuar të thotë tekniku i Paris SG. në fakt sipas L’Euqipe, ka një interesim të vërtetë. Teksa këto deklarata vecse e konfirmojnë. Tanimë mbetet të shihet nëse tratativa do të konkretizohen shpejt, apo do të dojë pak kohë derisa të gjendet gjuha e përbashkët.