Loren Blanc është një prej atyre ish-futbollistëve, që kanë luajtur si me Barcelonën për një sezon në ’96-97-n, ashtu edhe me Manchester Junaited, ku mbylli karrierën pas dy viteve nga 2001-shi në 2003-shin. Me statusin e ish-it të dyfishtë, francezi tashmë 53-vjeçari është munduar të analizojë përplasjen e shumëpritur të cerekfinaleve të Champions League. 90 minutëshi i parë luhet këtë të mërkurë, ndërsa kthimi të martën e ardhshme. Fillimisht, ish-mbrojtësi është ndalur tek Barcelona, duke thënë: “Bëhet fjalë për është një skuadër e vështirë, sidomos sa i takon ndeshjeve në shtëpi. Për më tepër ka në radhët e veta një nga lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messin. Pashë sfidën e fundit të Champions League kundër Lionit, ku ai lojtar mori përgjegjësitë e veta, dhe Barcelona fitoi ndeshjen. Nuk po them se e fitoi i vetëm, sepse katalanasit janë të fortë në tërësi. Por, ai si lojtari më i mirë në botë, mund të them se bëri diferencën, duke kontribuar në suksesin e skuadrës”, tha Blanc.
Kurse në lidhje me Manchester Junaited, francezi ka shprehur habinë për mënyrën sesi eleminoi Paris Sënzhërmenin, ekip të cilin Blanc e ka drejtuar për 3 vite. “Unë isha në ndeshjen e parë të luajtur në Manchester dhe kurrë nuk e besoja se anglezët mund të kualifikoheshin, pas humbjes që pësuan brenda në fushën e tyre. Por ja që tashmë ata gjenden në finale dhe kjo tregon se Manchester Junaited zotëron një karakter të fortë. Shpresoj vërtet që të mërkurën të bëhet një ndeshje shumë e bukur. Do të luhet në një stadium ëndrrash, sic është Old Traford, por 6 ditësh, edhe në një tjetër stadium endrrash si ai i Barcelonës. Do t’i shoh të dyja ndeshjet si një sportdashës, pa bërë tifozllëk për askënd nga skuadrat. Uroj që të fitojë më e mira!”, përfundoi ish-mbrojtësi, që nuk pati mundësinë të fitojë asnjëherë trofeun e Champions me skuadrat ku luajti.