Bild thotë se drejtuesit po mendojnë largimin e Niko Kovac

Sport

niko
Situata te Bayerni i Munich-ut nuk është aspak e qetë. Barazimi me Ajaxin në Champions League u shoqërua nga një tjetër humbje në kampionat. Humbja 3-0 në shtëpi përballë Borussia Munchengladbach ishte një shuplakë e rëndë për trajnerin Niko Kovac. Bavarezët kanë 3 javë pa fitore në Bundesligë. Klubi zhvilloi një mbledhje urgjente nën drejtimin e Hasan Salihamidzic dhe të dielën përkrahja e Hoeness ka qetësuar disi valën e spekulimeve rreth largimit të kroatit. Gjithsesi me nisjen më të dobët të këtyre 8 viteve të fundit, Kovac e ka të vështirë t’i lërë mediat pa përfolur për zëvendësimin e tij hipotetik. Kështu Sport-Bild raporton se drejtuesit bavarezë kanë nisur tashmë analizat se kush mund të jetë emri që mund ta nxjerrë Bayernin nga kjo situatë e radhës.

kovac2

Sipas gazetës prestigjioze në listë ka vetëm francezë. I pari është Arsene Wenger. Ish-trajneri i Arsenalit ka në CV një përvojë të gjatë përballjesh me krizat. Gjithashtu në listë është edhe Zinedine Zidane apo dhe Laurent Blanc, që të tre aktualisht të pa-angazhuar. Por sipas Bild, Wenger ka marrë oferta edhe nga Fenerbahce, ndërsa situatat e vështira te Reali i Madridit dhe Barcelona thuhet se mund t’i shtyjë trajnerët të mos pranojnë oferta deri në zhvillime të tjera edhe në këto klube. Bayerni zëvendësoi trajnerin në nisje të sezonit edhe vitin që shkoi, duke larguar Ancelottin dhe duke e zëvendësuar atë përkohësisht me Jupp Heynckess.