«Bild»: Rashica, një start i dështuar me Werder

Sport

Milot Rashicë

“Nisja e dështuar”. Kështu e ka quajtur gazeta e njohur gjermane “Bild“, fillimin e karrierës së Milot Rashicës tek Werder Bremen. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës u transferua nga Viteshe tek Werder Bremen në afatin kalimtar të janarit, por nuk ka lënë mbresa me paraqitjet e tij tek skuadra e Bundesligës gjermane. Kjo është evidentuar edhe nga gazeta “Bild“, e cila thekson se kosovari “ende nuk ka hyrë në mekanizmat e skuadrës”.
Madje, gazeta gjermane ka shkruar deri aty sa që ka shkruar se anësori nga Vushtrria është lënë nën hijen e e të dashurës së tij, Belkiz Kera.“E dashura e tij Kera e vendosi në hije debutimin e Rashicës në Bundesligën gjermane kundër Schalke 04.
Ajo ishte pjesë e tribunave në stadiumin e mbretërorëve blu. Teksa Në Freiburg, Rashica pati vetëm 16 minuta në dispozicion për të treguar aftësitë e tij. Ai qëndroi në bankinë ndaj ëolfsburgut dhe HSV-së”, shkruan Bild.
Për të folur mbi rastin e Rashicës, “Bild” ka intervistuar edhe gazetarin holandez, Zheroen Kapteijns, i cili ka ndjekur Rashicën për më shumë se dy vite kur luante tek Viteshe, në Eredivisie.
Ndër të tjera, ai ka shpjeguar se Rashica nuk është një blerje për të tashmen, por një siguri për të ardhmen e Werderit.“Liga holandeze ka humbur cilësinë, sidomos në vitet e fundit. Miloti ende duhet të mësohet me nivelin e lartë në Bundesliga. Është krejtësisht e mundshme që ai nuk do të ketë sukses, të paktën deri në sezonin e ardhshëm”, ka përfunduar gazetari i “De Teleegraf” në Holandë.