Bild hedh sërish dyshime për doping në radhët e skuadrës ruse

Sport

team

Vazhdojnë dyshimet rreth performancës së përfaqësueses ruse. Pretendimet e radhës se skuadra e Cherchesov mori substanca të palejushme kanë ardhur nga Gjermania. Gazeta Sport-Bild ka zbuluar se lojtarët rus thithnin doza amoniaku për të rritur përqendrimin dhe rezistencën. Përpara ndeshjes, por edhe në pushimet mes pjesëve, sipas Sport-Bild lojtarët rus shiheshin teksa thithnin një lëndë të spërkatur në copa pambuku. Duke hedhur dyshimet e saj, Bild ka përmendur se lënda e spërkatur ka qenë amoniak. Mjeku i skuadrës, Eduard Bezuglov, ka hedhur poshtë pretendimet dhe ka sqaruar se amoniaku është përdorur si faktor i jashtëm njëjtë si në përditshmëri kur dikush ka gjendje të fikëti.

fifa russia

“Nuk ka asnjë lidhje me dopingun, kjo praktikë është e pranishme prej vitesh dhe mund ta bëjë kushdo” ka thënë Bezuglov. Gjithsesi kjo nuk i ka bindur skeptikët. Më parë dyshime qenë hedhur për lojtarët pasi Dzyba qe pikasur me shumë shenja injeksionesh nëpër duar. Ish-Ministri i sporteve Mutko, pati thënë se shenjat ishin për shkak të analizave të shumta të kryera për testet anti-doping. Sidoqoftë Travis Tygart, drejtues i agjencisë amerikane të antidopingut ka thënë se një kapërcim niveli i atillë si ai i Rusisë që gjendet në vendin e 70-të të ranglistës FIFA kërkon monitorime të rrepta, pasi gjithkush ka të drejtë të jetë i dyshimtë kur në sporte rusët tashmë kanë precedentë të shumtë dopingu.