Bilanci i deritanishëm i Botërorit, ka dominim evropian!

Sport

world cup 2018
Bilanci i 11 ndeshjeve të 5 grupeve të para të Botërorit rus sheh një dominim të dukshëm të përfaqësueseve nga kontinenti evropian. Duke nisur që nga grupi A ku vendi organizator, Rusia, kryeson jo vetëm falë tripikëshit të marrë në ndeshjen hapëse ndaj Arabisë Saudite, por edhe duke qenë skuadra që ka shënuar më shumë deri tani, plot 5 herë. Kjo ka bërë që të lërë në vendin e dytë, Uruguajin, një tjetër ekip që mori fitore në takimin e parë, megjithëse me mjaft vështirësi ndaj Egjiptit. Gjithsesi kaq mjafton për ta bërë skuadrën e Tabarez një nga dy Kombëtaret e vetme joevropiane që nuk gabuan në start.

rusia
Tjetra është befasia më e madhe e këtyre përballjeve të para, pikërisht Irani, që falë fitores 1-0 ndaj Marokut që mori për meritë të autogolit të parë të këtij Botërori, tashmë kryeson grupin B me pikë të plota. Duke lënë nga prapa me nga një pikë Portugalinë e Spanjën, që dhuruan praktikisht sfidën më spektakolare të deritanishme të Botërorit.
Asnjë befasi nuk regjistrohet në Grupin C, aty ku Franca dhe Danimarka kanë marrë një hov të rëndësishëm duke kryesuar me pikë të plota, në sajë të fitoreve jo të lehta që arritën respektivisht 2-1 ndaj Australisë dhe 1-0 kundër Perusë.

wc
E vetmja europiane që kryeson bindshëm ndër 4 grupet e para është Kroacia. Megjithëse suksesi ndaj Nigerisë nuk ishte edhe aq i lehtë, përderisa u deshën një autogol dhe një penallti për të thyer afrikanët, teksa Modric fiksoi golin e 2400 në historisë së Kupës së Botës. Ndërsa e papritura padyshim që është vendi i dytë në grup për Islandën debutuese, e aftë për të detyruar Messin me shokë që të realizojnë surprizën e parë të këtij Botërori.

Ndërkohë, në grupin E është Serbia që udhëheq pas fitores 1-0 ndaj Kosta Rikës, ndërsa Brazili e Zvicra ndjekin me nga një pikë, pas barazimit në sfidën mes tyre. Ndërkohë që pas 4 ditësh është një Serbi-Zvicër për t’u ndjekur me emocion të madh, sidomos për neve shqiptarët. Ndërkaq, Me 5 penallti të akorduara brenda ditë së shtunë u arrit një rekord sa i takon 20 viteve të fundit. Herën e fundit, më 24 qershor të vitit 1998 ishin dhënë 6.