Bielsa spiunon kundërshtarët…

Sport

bielsa
Skuadra e Leeds në Angli kryeson aktualisht katetgorinë e dytë, atë të ‘Championship’, me trajnerin e njohur Marcelo Bielsa që ka udhëhequr ekipin me 16 fitore në 27 ndeshje. Mirëpo së fundmi është zbuluar se argjentinasi ka përdorur një teknikë të pazakontë në përgatitjen e ndeshjeve, duke spiunuar kundërshtarët e tij. Të premten e kaluar, një punonjës i Leeds u kap duke filmuar e duke mbajtur shënime gjatë seancës stërvitore të Derbyt. I gjendur në këtë situatë, Bielsa u detyrua të pranonte që ky nuk ishte një rast i izoluar, pasi ka ndodhur në shumicën e ndeshjeve të tjera.

franklampard0308
Argjentinasi u përball me kritika të shumta për veprimet e tij dhe i pari që reagoi publikisht ishte pikërisht trajneri i Derby-t, Frank Lampard. Duke folur pas fitimit me penallti në “FA Cup”, në Southampton, Lampard ishte i pakënaqur me hapin e ndërmarrë nga Bielsa duke thënë se fakti që Bielsa e bën këtë gjë me të gjithë kundërshtartër, do të thotë se është një situatë që duhet marrë në konsideratë. Lampard nuk nguroi të bënte edhe krahasime, teksa thotë se nuk e ka parë Pep Guardiolën, Jurgen Klopp apo Mauricio Pochettino të veprojnë ashtu. Sipas ish-lojtarit të Chelsea-t, duke qenë se Bielsa e konsideron veten si një trajner me eksperiencë, diçka e tillë e ka befasuar vërtet shumë. Leeds lëshoi një deklaratë, duke i kujtuar Bielsa përgjegjësitë e tij, ndërsa hetimet kanë nisur nga Liga Angleze e Futbollit dhe Federata Angleze e Futbollit.