Betejë e ashpër mes Manchester Cityt dhe Arsenalit për Declan Rice. Largimi i mesfushorit me tipare mbrojtëse nga Ëest Ham United, këtë verë duket i sigurt, por s’mund të flitet me të njëjtën siguri për të ardhmen e tij.
Ajo ende mbetet e papërcaktuar, e dyzuar mes Londrës dhe Manchesterit. Në fillim ishin Gunners ata që dukeshin më të favorizuar për të nënshkruar me 24 vjeçarin, por situata nisi të merrte një tjetër rrjedhë kur në mes ndërhynë edhe kampionët e Europës.
Ndonëse me Ëest Ham, Rice ka ende edhe një vit kontratë të vlefshme, mediat britanike shkruajnë se përgjatë ditëve të fundit, kampionët e Conference League kanë refuzuar një ofertë prej 105 milionë eurosh nga City, që gjithësesi, nuk ndihet i dorëzuar, por në të ardhmen e afërt, do të trokasë me një tjetër propozim në dyert e londinezëve.
Thuajse në të njëjtat kuota shkonte edhe oferta e Arsenalit. 13 herë kampionët e Anglisë, u paraqitën fillimisht me një ofertë deri në 93 milionë euro, plus 12 të tjera në formën e bonuseve. Mirëpo, Ëest Ham nuk është bindur as nga City dhe as nga Arsenali.
Që ta lënë mesfushorin të lirë, Hammers kërkojnë plot 115 mln euro. Vetëm në këtë mënyrë, ata do të nisin negociatat e shitjes së futbollistit të tyre. Teksa emri i Rice vijon të mbetet në ankand, këtë situatë është duke e ndjekur nga jashtë edhe klubi tjetër i Manchesterit, United, por që nga djajtë e kuq nuk ka ende një lëvizje konkrete.