Shtohet numri i shqiptarëve te skuadra ruse e Terek Grozny. I fundit që i është bashkuar këtij ekipi është Bernard Berisha.
Për kartonin e mesfushorit shqiptar, ekipi çeçen ka paguar plot 2.5 mln euro te skuadra e Anzhit. Berisha do të përfitojë rreth 80 mijë euro në muaj, ose afro 1 milione euro në një sezon. Një shifër mjaft e madhe kjo për një lojtar që është zbuluar në superligën shqiptare. Bernard Berisha me këtë lëvizje ka nënshkruar kontratën e jetës te skuadra e Terekut.