Berisha, shans për të shkuar në janar si rival i Marchetti

Sport

etrit berisha12
Ky fillim sezoni nuk ka qenë ndër më të mirët për Etrit Berishën. Jo vetëm ka humbur fanelën e titullarit në portën e Kombëtares, por gjithashtu nuk është më as i padiskutueshëm në portën e Atalantës, aty ku preferohet më tepër italiani Golini. Nëse një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim, atëherë nuk do të jetë çudi që gjatë merkatos së dimrit, portieri 29-vjeçar të kërkojë një skuadër tjetër. Duket e zbehur mundësia për të marrë rrugën drejt kampionatit në Francë, aty ku ishte Lila që e kërkoi gjatë verës. Por gjithsesi mbeten të shumtë klubet që e admirojnë në kampionatin e Serisë A.

etrit
Kështu, sipas mediave italiane, në gjurmët e Berishës është Xhenoas. Etriti shihet si një alternativë e mundshme që po shqyrtohet nga ana e klubit xhenovez, pasi portierët që ka aktualisht në përbërje nuk duket se garantojnë besueshmëri. E si për ironi të fatit, te Xhenoa mund t’i zërë vendin një emri të njohur për vetë Berishën. Madje bëhet fjalë për portieri që përpara dy vjetësh e detyroi t’i jepte lamtumirën Lacios, pikërisht Federiko Marketin. Portieri italian e humbi vendin e titullarit ndaj Strakoshës, aq sa u detyrua të largohej edhe vetë. Tashmë, nëse do të ketë një konfirmim të zërave të merkatos, Berisha mund të shkojë për të marrë hak kundrejt 33-vjeçarit Marketi, të cilit mund t’i marrë vendin e titullarit të portës së Xhenoas. Aty ku deri tani, italiani nuk është se ka bindur me paraqitjet e tij.