Etrit Berisha u shfaq të enjten në një mbrëmje vërtet pozitive, por kaq nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 1-0 të Spal-it përballë Milanit në “San Siro”. Skuadra e portierit shqiptar zhvilloi një sfidë të mirë, duke patur disa raste të mira për të shënuar me Petagna. Veçanërisht, ferrarezët e kishin sigurinë në portë, teksa Berisha ndali disa herë goditje të rrezikshme drejt portës, së tij. Megjithëse nuk mundi dot të bëjë asgjë në momentin e golit të avantazhit që u shënua nga Suso në minutën e 63′, përmes një goditjeje dënimi në hyrje të zonës.
Gjithsesi, vlerësimi me notën 6.5 i Berishës nga ana e gjigantit “Eurosport” ka qenë më i larti në skuadrën e Spal, sa i takon ndeshjes që mbyllli javën e 10-të të Serisë A. “Disa pritje të rëndëisshme në pjesën e parë ndaj Paqueta dhe Calhangolu. I zoti edhe në pjesën e dytë përballë gjuajtjes së Paqueta. U befasua në rastin e goditjes së dënimit të Susos, por nuk e shikoi topin kur u nis”, ka shkruar Eurosport, në vlerësimin për portierin shqiptar.
Milani nga ana tjetër i është gëzuar fitores së parë të epokës-Pioli, pas 1 barazimi dhe 1 humbjeje. Kuqezinjtë kanë tashmë 13 pikë në 10 ndeshje, duke qenë në pozicionin e 10-të të renditjes. Kurse SPAL qendron në vendin e parafundit, me vetëm 7 pikë të grumbulluara.