Berisha e Strakosha, ndër dy portierët më vendimtar të Serisë A

Sport

berisha strakosha

Seria A njihet si “shtëpia” e portierëve më të mirë në botë. Mjafton të përmendësh faktin që aty luajnë Bufon, Donaruma, Handanoviç apo Alison. Gjithsesi në këtë sezon ka pasur edhe portierë të tjerë, ndoshta të papritur, të cilat kanë spikatur me pritjet e tyre spektakolare. Midis tyre janë edhe shqiptarët Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, që aktivizohen prej vitesh në Itali. Mirëpo sidomos në këtë sezon, si Strakosha, po ashtu edhe Berisha janë paraqitur në nivele të larta, duke qenë vendimtarë për skuadrat e tyre, respektivisht për Lacion e Atalantën. Disa kanë ndërhyrjet e tyre nuk kabë kaluar pa rënë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kështu, ortali i njohur britanik “offsideruleopodcast.com” ka listuar pritjet më të mira të këtij sezoni në Serinë A italiane. Dhe bie në sy fakti dy nga tre vendet e para të kësaj renditjeje speciale mbahen nga portierët e Kombëtares shqiptare.

etrit

Strakosha renditet i treti, në sajë të asaj ndërhyrje të mrekullueshme që bëri në takimin Verona-Lacio të javës së 6-të. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Fosati në fundin e pjesës së parë, 23-vjeçari bëri një fluturim të jashtëzakoshëm, duke spastruar topin që po i drejtohej rrjetës. Kurse Berisha zë vendin e dytë të podiumit për meritë të asaj pritjeje-mrekulli që 29-vjeçari i portës kuqezi realizoi në sfidën e javës së 12 të kampionatit italian kundër Spalit. Pikërisht me një reagim të menjëhershëm, Berisha devijoi një gjuajtje nga afër, që po i drejtohej këndit të majtë të portës. Dukej e pamundur për t’u kapur, por numri 1 i Atalantës ia doli. Ndërkohë, kreu i kësaj liste mbahet nga Donaruma, protagonist i një pritjeje të jashtëzakonshme ndaj Milik dy javë më parë kundër Napolit.

thomas