Berisha drejt Lille, mungon vetëm akordi mes klubeve

Sport

etrit

Etrit Berisha me shumë mundësi do t’i jap fund qëndrimit disa vjeçar në futbollin italian. Portieri i Kombëtares Shqiptare flitet se do të startojë një aventurë të re në elitën e futbollit francez, aty ku duket se do të vazhdojë karrierën. Sipas medieve në Francë, Berisha është shumë pranë transferimit te skuadra e Lille. Fillimisht, oferta franceze nuk e tundonte edhe aq portierin, por sipas raportimeve nga Franca, situata ka ndryshuar gjatë ditëve të fundit. Berisha tashmë sipas këtyre medieve ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit francez, aq sa shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi për kalimin te skuadra që sezonin e kaluar luftoi për mbijetesë, por që këtë herë ka pretendime për Kupat e Evropës.

etrit b

Mbetet të arrihet vetëm akordi mbi shumë që Lilë duhet t’i paguajë Atalantës, për transferumin e portierit shqiptar. Mësohet se klubi i Ligue 1 ka bërë një ofertë të parë prej 5 milionë eurosh. Por duket se Atalanta kërkon të paktën 7. Në këtë drejtim vazhdojnë ende bisedimet mes klubeve. Duhet thënë se bergamaskët nuk janë kundër idesë së shitjes së Berishës, sepse kanë Golinin si zëvendësues të tij. Për këtë arsye, i është dhënë leje përfaqësuesve të lojtarit të flasin me klubin francez. Atalanta është e fokusuar edhe te ndeshjet e Europa League, teksa shumë nga projektet e merkatos do të varen nga fakti nëse do të arrijnë apo jo në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë kontinental për nga rëndësia.