Një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku i Tring, Bergyzar Korel dhe Halit Ergenç, të cilët i kemi admiruar nga ekrani në disa bashkëpunime për projekte tepër të suksesshme, si ai më i hershmi “Një mij e një net” apo si ai në serialin e paharrueshëm “Dashuri e Plagosur”, në daljen e fundit publike treguan se jeta e tyre aktualisht është shumë e ngarkuar me impenjimet ndaj tre fëmijëve. Çifti i aktorëve të famshëm, tregoi se jeta e re në Londër ndryshonte shumë nga ajo e Stambollit! Aktori tha se ndoshta edhe për shkak se fëmijët ishin objektivi kryesor ku fokusohej gjithë vëmendja e tyre, muajt e fundit nuk kishin qenë aspak një kohë e lehtë për ta. Korel tregoi se ajo kujdesej për fëmijët e tyre thuajse gjatë gjithë kohës, dhe veçanërisht ndaj vajzës, e cila është edhe fëmija më i vogël i çiftit. Aktorja e cila gjithmonë është përpjekur ta ruaj me sa mundet, privatësinë pa i ekspozuar fëmijët e saj, tha: “Kjo është një periudhë, për të cilën nëse flas, vetëm një nënë do më kuptonte! Kaloj shumë kohë me fëmijët”. Çifti i cili duket se po jeton një jetë të ndarë mes dy shtetesh, Londrës dhe Stambollit, duket se nuk e ka mbyllur kapitullin e jetesës në vendlindje e tani janë kthyer për pushimet e verës! Ndërkohë duket se nuk mendojnë t’i thonë ‘Jo’, ofertave për projekte të reja! Korel dhe Ergenç vazhdojnë të kryesojnë listën e aktorëve më të dashur të dhënë pas familjeve të tyre.