Berat Gjimshiti ‘detyron’ Atalantën të shesë një mbrojtës

Sport

Atalanta ka preferuar të shtrëngojë fort Berat Gjimshitin, duke vendosur të shesë një nga mbrojtësit premtues italianë, Gianluca Mancini. Pjestari i Shpresave të Italisë ka zyrtarizuar kalimin te Roma, për shumën e 21 milionë eurove, plus 5 milionë bonuse. Në këtë mënyrë është ai shitja e parë e madhe e kësaj vere për bergamaskët, të cilët e kanë marrë një hap të tillë edhe duke parë paraqitjen e bërë në sezonin e fundit nga shqiptari Gjimshiti. Gjatë periudhës së dëmtimit të Rafael Toloit në pjesën e dytë të sezonit, trajneri Gasperini besoi tek mbrojtësi kuqezi me 24 ndeshje në Serinë A plus 4 të tjera në Kupën e Italisë. Dhe një zgjedhje e tillë rezultoi tepër pozitive për fatet e skuadrës që u kualifikua për herë të parë në Champions.

Ndërkohë që Mancini e nisi në shumicën e rasteve nga stoli. Prandaj në një situatë të tillë, drejtuesit atalantinë nëse do të konsideronin Mancinin më të domosdoshëm se Gjimshitin, atëherë nuk do ta kishin vendosur ta shisnin. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se Atalanta nuk do të synojë të marrë një mbrojtës të përvojës, për të përballuar në mënyrë sa më të mirë aventurën e grupeve të Champions League. Natyrisht do të kërkohët ta përdorë në rotacionin me qendërmbrojtësit e mbetur Toloi, Gjimshiti, Palomino e Masielo.