Benzema sulmon ashpër presidentin e federatës franceze të futbollit Le Graet

Sport

benzema
Lënia jashtë kombëtares franceze e Karim Benzema nuk është se përbën më ndonjë lajm, mirëpo gjërat mes lojtarit të Real Madrid dhe federatës franceze të futbollit duket se janë ndezur sërish. Pak kohë më parë, presidenti i këtij institucioni, Noël Le Graet pati thënë në një intervistë për “L’Equipe” se Benzema tashmë i përket të kaluarës se Francës.  Le Graet pyetet prej kohësh se si mund të lihet jashtë skuadre një lojtar që është shpallur kampion i Evropës për klube për 3 vite radhazi. Përzgjedhja ose jo e Benzema për të qenë më kombëtaren është diçka që në fakt i përket trajnerit, por ndaj 30-vjeçarit vite më parë u morë masa e përjashtimit nga skaudra për shkak të përfshirjes në skandalin me Mathieu Valbuena.

noel
Ky injorim që i bëhët Benzemas nuk kalohet lehtë nga vetë lojtari, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar ashpër presidentin e federatës franceze të futbollit.
Në postimin e tij, Benzema shkruan se me gjithë respketin që ka ndaj Le Graet, ai tashmë ka humbur mundësinë për të qëndruar në heshtje në lidhje me këtë çështje. Sulmuesi i Real Madrid shton se tani ai ka zbuluar fytyrën e vërtetë të presidentit dhe se kjo nuk është ajo që pak kohë më parë e pati vlerësuar dhe i pati thënë që nuk do të ndërhynte më në listën e kombëtares franceze. Karim Benzema është i vetmi lojtar i formacionit titullar të Real Madrid në finalen e Kievit, që nuk është përzgjedhur për të qenë pjesë e kombëtares së tij në botërorin e Rusisë muajin e ardhshëm.