Karim Benzema do jetë mungesa e madhe për Francën në Kupën e Botës. Sulmuesi nuk ia ka dalë dot të jetë I gatshëm për kampionët në fuqi, teksa ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor, këtë herë në kofshën e majtë. Si pasojë, fituesi I Topit të Artë është detyruar të “hapë krahun” dhe ta shohë përfaqësuesen e tij nga tribuna.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë 35 vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Asnjëherë nuk jam dorëzuar në jetë, po ashtu sikurse gjithmonë, më duhet të mendoj për të mirën e skuadrës, që mund t’I vijë në ndihmë grupit dhe të bëjë një paraqitje të mirë në Kupën e Botës. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar Benzema.
Nuk ndodhte që nga viti I largët 1978, që fituesi I Topit të Artë të mos ishte pjesë e Kupës së Botës, ndërsa një gjë e tillë ka ndodhur vetëm 3 herë në histori.
Megjithatë, pavarësisht kësaj mungese të madhe, trajneri I Francës, Didier Dsachamps nuk e shikon të nevojshme që të afrojë një tjetër sulmues në skuadër.
Mirëpo, telashet nuk mbyllen këtu për Francën. Lojtari I radhës që ka dhënë probleme është Edouardo Camavinga. Mesfushori ka munguar në seancën e fundit stërvitore për gjelat, ndërsa frika tashmë ka pushtuar kampin e kampionëve të Botës, sepse ndoshta, mund të detyrohen që luajnë me një tjetër yll më pak.