Bruno Lage trajneri i Benfica:
“Strategjia e mbrëmjes së sotme, është të japim më të mirën tonë në fushën e lojës. E dimë se do të luajmë ndaj një skuadre të madhe, ndaj një skuadre që ka shënuar shumë gola. Mirëpo, ne gjithashtu do të përpiqemi në anët tona pozitive që kemi bërë ndaj kundërshtarëve tanë. Për golat që shënuam, apo edhe për mundësitë që krijuam. Po ashtu, edhe për punën e mirë që bëmë në mbrojtje, duke neutralizuar kundërshtarët në zonën tonë. Duke marrë në konsideratë atë që kemi bërë, apo edhe atë që jemi në gjendje të bëjmë, mendoj se ne zotërojmë të gjithë potencialin për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions League. Rezultati i mbrëmjes së sotme sigurisht që do të jetë i rëndësishëm, por do të thoja se nuk është vendimtar, pasi gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Nuk di të them se sa gola do të shënohen sonte, por besoj se do të jetë një përballje shumë konkuruese dhe jam i bindur se kjo do të jetë një sfidë argëtuese për tifozët e futbollit. Kundër njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra që dinë të luajnë mjaft mirë futboll sumlues, që dinë gjithashtu të zotërojnë mirë edhe topin dhe këtë gjë e kemi parë përgjatë ndeshjes së luajtur në Fazën e Ligës. Por, sikurse e thashë, nuk mendoj se ndeshja e sotme do të jetë vendimtare. Çdo gjë do të vendoset në takimin e kthimit.”
Benfica vs Barcelona, Hansi Flick, trajneri i Barcelonës:
“Do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira të këtij sezoni në Champions League. Ata kanë shumë besim dhe prodhojnë një futboll pozitiv, kështu që për t’i mposhtur, duhet të tregohemi më të mirë sesa ata. Shpresojmë që këtë herë të jemi më të përgatitur në krahasim me herën e fundit që erdhëm këtu. E them këtë, sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk mendoj se ne jemi favoritë në këtë përabllje, pasi më duhet të them se Benfica është një ekip që di luajë një futboll shumë dinamik dhe kjo mund të na hapë telashe në çdo moment të ndeshjes. Ky është një film që zgjat 180 minuta dhe jo vetëm 90. Nëse duam të kualifikohemi, duhet të luajmë shumë më mirë sesa kundërshtari. Atmosfera sonte do të jetë fantastike, prandaj edhe vështirësia për ne do të jetë më e madhe. Duhet të japim maksimumin. Leëandoëski? Është gjithmonë diçka e bukur kur ke në ekip një sulmues që shënon shumë gola, por është gjithashtu edhe skuadra që duhet t’i krijojë atij mundësinë për të realizuar. Kështu që çdo gjë është e lidhur me skuadrën. Ky është çelësi i suksesit.