Benfica, PSV dhe Crvena Zvezda sigurojnë vendin e tyre në Champions League

Sport

psv
Benfica, PSV Eindhoven dhe Crvena Zvezda janë skuadrat e fundit që kanë zënë vend në edicionin e këtij sezoni të Champions League. Portugezët arritën të përmbysnin rezultatin në 90 minutat e luajtura në Greqi ndaj Paokut. Pikërisht vendasit kaluan të parët në avantazh më golin e Prijovic në minutën e 13. Por Jardel për Benficën do të përgjigjej vetëm 7 minuta më pas. Episodi që ndoshta përcaktoi fatin e këtij takimi ishte gafa e portierit grek në minutën e 25, çfarë i dhuroi një penallti luzitanëve, të cilën e shfrytëzoi siç duhet Eduardo Salvio. Ndërsa në të 39′, Pizzi do finalizonte një aksion model për ta çuar rezultatin në 1-3. Ndërsa në pjesën e dytë, Salvio do të shënonte sërish me penallti vetëm 4 minuta nga rifillimi i lojës.  PSV Eindhoven nuk vuri asgjë në diskutim, teksa e mbylli çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë.

benfica

Pasi e kishin mundur BATE Borisov në Bjellorusi 3-2, kampionët në fuqi të Holandës fituan 3-0 sfidën e kthimit, me autorë të golave Bergwijn, De Jong dhe Hirving Lozano. Emocione të jashtëzakonshme kishte në Austri, aty ku Crvena Zvezda bëri mrekullinë, duke barazuar vendasit brenda 2 minutash dhe duke siguruar kualifikimin historik në fazën e grupeve pas 27 vitesh. Fillimisht Salzburg dukej se do të ishte e kualifikuara e këtij çifti, pasi kishte marrë avantazhin në 2-0 me dygolëshin e Dabour. Austriakët u duk se u vetëkenaqën me rezultatin dhe e ndjenin veten të kualifikuar, kur francezi Ben Nabouhane realizoi dy herë në minutat 65 dhe 66, për shifrat e barabarta 2-2. Me ndeshjen e parë në Serbi të përfunduar 0-0, kualifikimi shkoi për Crvenan, që shfrytëzoi rregullin e golave jashtë fushe.

zvezda