Bruno Lage, trajneri i Benfikës:
“Ajo që është më e rëndësishme është se në varësi të asaj Monakoje që do të gjejmë përballë, atëherë duhet të shfaqemi edhe ne si Benfikë në fushën e lojës. Ne nuk mund të mbështetemi në rezultatet nga dy fitoret e fundit kundër Monakos, kështu që duhet të jemi të vendosur të luajmë një lojë të shkëlqyer, të jemi në maksimumin tonë dhe si përfundim të përparojmë në këtë kompeticion. Ky është objektivi ynë dhe do të ishte një moment krenarie për klubin”.
Tërmeti i rënë në Lisbonë, përpara konferencës së shtypit? Nëse do t’ju tregoja atë që i thashë asistentit tim Lemos… Po ngjiteshim shkallëve kur dëgjuam një zhurmë. Unë thashë se duhej të riparonim derën e xhamit që kishim përballë. Vetëm pasi mbërrita këtu kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë”.
Orkun Kökçü, mesfushori i Benfica-s
“Duhet të hyjmë në lojë sikur të mos kishim luajtur kurrë më parë kundër tyre, sepse nuk mund t’ia lejojmë vetes të fillojmë ngadalë. Duhet të jemi gati. Trajneri na tha se duhet të jemi gati për lojën dhe të mos ndihemi sikur do ta bëjmë lehtë. Siç thashë, duhet të jemi të fortë që në fillim dhe ta përfundojmë përsëri të fortë. Presim një lojë në të cilën Monaco do të na shtyjë dhe do të na bëjë presion, por ne jemi gati për këtë. Ne luajmë në shtëpi dhe e dimë që kemi shumë mbështetje nga tifozët tanë. Do të jetë një lojë e mirë dhe ne jemi gati”.
Addi Hutter, trajner i Monaco:
“Benfica ka avantazhin nga ndeshja e parë, por ne nuk jemi këtu për pushime. Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Është mjaft e vështirë, veçanërisht me atmosferën në këtë stadium. Për të pasur sukses, ne duhet të ofrojmë një paraqitje të nivelit të lartë. Sa i takon ndeshjes së javës së kaluar, bBazuar në performancën tonë në pjesën e parë, besoj se luajtëm mjaft mirë dhe nuk e merituam humbjen. Kartoni i kuq ishte i padrejtë. Ishte tepër e vështirë për Al Musrati, që mori një të verdhë të dytë në vend të Carreras. Shpresoj ta përfundojmë ndeshjen me 11 lojtarë në fushë. Isha këtu në 2019 dhe e di se është një stadium me një atmosferë të jashtëzkoanshme. Por ne besojmë se mund të ndryshojmë rezultatin e takimit të parë dhe të kalojmë në turin tjetër të këtij kompeticioni”.
Mika Biereth, lojtar i Monaco:
“Është e vërtetë që kam qenë me fat që kam qenë kaq efikas në këto shtatë ndeshjet e para me ekipin, me shtatë gola të shënuar deri më tani. Unë jam mjaft i kënaqur me këtë. Sa i përket ndeshjes na pret një kundërshtar i vështirë në një atmosferë të shkëlqyer, ku do të jenë mbi 60 mijë tifozë. E nisim me një defiçit të një goli, ndaj do të jetë e vështirë, por jemi gati ta përballojmë këtë sfidë.
Mendoj se kemi besimin për të performuar më mirë se në ndeshjen e parë në shtëpi. Kur mbërrita në këtë ligë franceze, kishte pyetje nëse do të mund të përshtatesha apo jo, duke ardhur nga Austria. Kam dhënë një pjesë të përgjigjes në këto shtatë ndeshjet e para të luajtura. Tani pyetja është: a do të jem në gjendje ta tregoj këtë përshtatje të shpejtë në Champions League? E sigurt është se jam në formë të mirë. Duhet ta tregoj sërish në Europë”.