Benfica merr kreun, fitojnë gjithashtu Braga e Sportingu!

Sport

benfica porto
Pas 18 javësh në krye, Porto i lëshoi vendin e parë Benficas kjo pasi dragojtë u mundën 2-1 në shtëpi nga luzitanët. Një nga ndeshjet më të forta të sezonit, i pa të gjitha në fushë, golat, nervat, tifozerinë. Si fillim për skuadrën e Conceicaos shënoi Adrian në minutën e 18-të, por as 5 minuta më vonë dhe talenti Joao Felix barazoi rezultatin. Që pas largimit të Rui Vittorias, Benfica ka tjetër fizionomi. Nën drejtimin e Bruno Lages ata kanë regjistruar 11 rezultate pozitive. E vetmja humbje ishte pikërisht ajo kundër Portos në Kupë, 3-1. Sidoqoftë loja e Benficas në fundjavë nuk ishte perfekte. Pas pjesës së parë të ekuilibruar, në pjesën e dytë Shqiponjat e Lizbonës shënuan me Rafa Silvan golin e avantazhit e më pas u mbyllën në mbrojtje.

image

Gabriel në minutën e 77 u ndëshkua me të kuq. Porto zotëroi topin me 72 përqind të kohës, krijoi 15 raste por nuk arriti të barazonte. U mbyll 2-1 për Benfican dhe tashmë kryesimin e kampionatit e kanë luzitanët me 2 pikë distancë. Nga java e 24-ët ndërkohë spikatën edhe fitoret respektive të Bragas dhe Sportingut. Si fillim Braga fitoi në transfertë ndaj Rio Aves 2-1. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Carvalhos, por Braga reagoi mirë me Paulinhon dhe Eduardon në fund. Për Sportingun ishte krejt tjetër ndeshje. Në Jorse Alvalade bardhegjelbërit fituan 3-1 ndaj Portimonensen, falë golave të Diaby, Raphinha dhe Fernandes. Objektivi për të kapur kupat e Evropës mbetet i arritshëm për Sportingun që ka 49 pikë dhe mban vendin e katërt.