Hakim Ziyech është një lojtar që ka tërhequr vëmendje në dy ndeshjet që ka zhvilluar Maroku në botëror. Ndonëse skuadra afrikano veriore tashmë është e eleminuar nga kompeticioni, për mësfushorin e Ajax-it ka vetëm fjalë të mira. Kapiteni i marokenëve, Medhi Benatia është shprehur para mediave se ka folur me 25-vjeçarin për të ardhmen e tij. Benatia i ka sugjeruar Ziyech një kalim të Roma, pasi mendon se me të cilësitë që ka, do të ishte perfekt për verdhekuqtë. Ai i ka folur bashkëkombasin të tij për kryeqytetin italian, tifozerinë dhe ambjentin rreth klubit të Romës.
Zieych këtë sezon me fanellën e Ajax-it ka luajtur 39 takime, nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka shërbyer plot 18 asiste. Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe shumë skuadra kanë shfaqur interesim për kartonin e tij. Ajaxi nga ana tjetër nuk ka ndërmend të heq dorë nga futbollisti për më pak se 25 milionë euro, dhe Benatia duket se po e shtyn lojtarin të kalojë tek ish-skuadra e tij, që me largimin e Nainggolan drejt Inter, mund të jetë e gatshme t’u shkojë deri në fund tratativave për 25-vjeçarin Zieych.