Belotti tek Roma

Sport

Roma deshte Belottin dhe Belotti deshte Romën, në fund të gjithë të lumtur sepse ”il gallo”do të një futbollist “verdhekuq”. Akordi mes klubit dhe lojtarit është gjetur dhe sulmuesi do ti nënshtrohet testeve mjekësore në kryeqytetin Italian për të fimosur më tej kontratën me Romën. Nyja u zgjidh pas transferimit të Felix Afen-Gyan i cili kaloi tek Cremonese për 6 milion euro plus 3 bonuse,  dhe kjo lëvizje i hapi vendin afrimit të ish kapitenit të Torinos, i cili nga 30 qershori ishte një lojtar i lirë dhe mund ta zgjidhte vetë të ardhmen e tij.

28 vjecari refuzoi oferta nga Nice, Wolverhmapton e Lazio vetëm e vetëm për të qënë pjesë e Romës. Tashmë klubi po punon për ta regjistruar sa më shpejt në mënyrë që Belotti të jetë në stol që në ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit në “Allianz Stadium”. Autori i 106 golave  në Serinë A do të nënshkruaj një marrëveshje tri vjecare me verdhekuqtë dhe do të përfitoj 3 million euro në sezon. Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Tammy Abraham, por nuk përjashtohet mundësia që italiani e anglezi të luajnë edhe sëbashku. Mbetet për tu parë forma fizike e Belottit i cili ka dy muaj pa skuadër dhe nuk ka kryer një fazë përgatitore të mirëfilltë. Roma është ekipi i 4-ët në karrierën e sulmuesit, pas Albinoleffes, Palermos e Torinos.