Befason Avdijaj, lë Turqinë për “zemrën” skoceze

Sport

Papritmas, Donis Avdiaj vendosi të shkëpusë kontratën me Trabzonsporin në Turqi, duke befasuar me skuadrën e tij të re. Lojtari i Kombëtares kosovare ka firmosur për 6 muaj me Hearts në Skoci, teksa ka edhe opsionin e zgjatjes së marrëveshjes nëse do të bindë gjatë kësaj periudhe. Sulmuesi i lindur në Gjermani, por që zgjodhi të luajë për Kosovën, mbërriti të hënën në Edinburgh, ndërsa nuk përjashtohet të debutojë që në ndeshjen e mesjavës kundër Ross Country.
“Gjendem këtu ku dua të jem. Gjëja më e rëndësishme që më shtyu të vija te Hearts është trajneri. Ndihem i lumtur që do të punoj me të, pasi e njoh që në periudhën kur luaja në Gjermani. Në këtë skuadër, të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin dhe më pëlqen ky mentalitet. Pres me padurim që t’u tregojë tifozëve se çfarë jam ui aftë të bëj”, u shpreh Avdijaj pasi zhvilloi edhe stërvitjen e parë me Hearts.
Trajneri i Hearts, Stendel e njeh shumë mirë lojtarin, përderisa e ka ndjekur që në kohën kur aktivizohej me Schalke 04 në Bundesligë. Ai beson se 23-vjecari Avdijaj mund t’i shtojë energji, përvojë dhe sidomos gola skuadrës së tij. Për Avdiajn, Hearts është skaudra e 6 në pak vite, pasi më parë ka luajtur për Sturm Gracin, Rodën, Vilem II dhe Trabzonsporin.