Beckham sheh një finale Angli me….

Sport

beck
David Beckham sheh që tani kundërshtarin e Anglisë në finalen e Botërorit. E sipas tij, trofeu do të vendoset në përballjen mes 3 luanëve dhe Argjtinës se Messit. Duke folur në një event promocional në Kinë, ish-kapiteni anglez është shprehur optimist sa i takon shanseve të përfaqësueses së Southgejt për të avancuar në kompeticionin që po zhvillohet në Rusi. “Jam shumë i kënaqur që Anglia fitoi ndeshjen e parë. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të re, pa eksperiencë. Rrugëtimi në këtë Botëror sa vjen e vështirësohet. E nuk do të jetë e lehtë për Kane’ dhe pjesën tjetër të skuadrës. Pasi ka shumë ekipe të tjera të forta në këtë turne”, ka thënë fillimisht Beckcham.
Gjithsesi ai ka guxuar të parashikojë anglezët si finalistë të mundshëm:

david

“Natyrisht, zgjedhja ime është që Anglia të fitojë Kupën e Botës, por kjo është thjesht dëshira, si anglez që jam… Madje them se kundërshtari i finales do të jetë Argjentina”, ka përfunduar i ashtuquajturi Golden Boy, që ka besim të madh tek Kombëtarja e vendit të tij, që arritjen e madhe më të freskët në një Botëror kanë cerekfinalet e vitit 2006. Atëherë kur Beckham ishte kapiten. Optimist se anglezët mund të shkojnë larg në “Rusi 2018” është shprehur edhe një tjetër ish-mesfushor, si Frank Lampard, aktualisht trajner i Derby County. “Pres që të fitojmë edhe ndaj Panamasë, përderisa dicka e tillë do të na japë besim për sfidën e fundit të grupit me Belgjikën. Kjo skuadër është e re, por pasi të kalojë grupin, ata do të kenë shumë shanse për të avancuar më tej”, mendon Lampard. Anglia ka vuajtur shumë nëpër skenat e mëdha, edhe atëherë kur ka pasur lojtarë të mëdhenj në gjirin e vet. Finalja e vetme e “Tre Luanve” në një Kupë të Botës regjistrohet në vitin 1966, kur fituan 4-2 ndaj Gjermanisë.