Bazel për turp, në Zvicër shohin Xhakën si… shpëtimtar

Sport

taulanti
Bazeli pësoi fundjavën e kaluar një nga humbjet më të turpshme të historisë së vet, 7-1, që për më tepër erdhi kundër një skuadre rivale si Jang Boys, kampion në fuqi i Zvicrës. Ishte një tronditje e rëndë për skuadrën ku luan Taulant Xhaka e që tashmë duket e zhytur në krizë të thellë. Aq më tepër, pasi mori një leksion të madh nga Young Boys, ekipi që duket se i ka dhënë fund dominimit të viteve të fundit të Bazelit në kampionatin zviceran. Por mediat helvete shohin një fije dritë për ringritjen e kokës nga skuadra e drejtuar nga Koller, pikërisht me rikthimin e Taulant Xhakës
Mesfushori i Kombëtares shqiptare mungoi të dielën, për shkak se vuajti një pezullim si pasojë e kartonit të kuq të marrë në javën e 6-të të kampionatit kundër Thun. Mirëpo, sipas asaj që shkruan “Nau.ch”, besohet se Bazeli do rikthehet përsëri shpejt në rrugën e duhur, teksa midis 5 arsyeve që parashtrohen është edhe rishfaqja e T.Xhaka në formacionin titullar.

CkrAxy9XAAA9Zsb
“Në një periudhë kaq negative, sigurisht nevojitet një lider i vërtetë, siç është më i vjetri i vëllezërve Xhaka. Ndaj Young Boys, ai mungonte në mesfushë për shkak pezullimi. Dhe boshllëku i lënë ishte qartësisht i dukshëm. Fatmirësisht, në ndeshjen e radhës përballë Luzern, do të kthehet, bashkë me agresivitetin dhe shpirtin e tij prej luftëtari”, ka shkruar portali zviceran sa i përket mesfushorit të përfaqësueses shqiptare. Mesfushori i Shqipërisë që luan prej vitesh me kampionët e Zvicrës, ka lënë pas dëmtimet e njëpasnjëshme dhe tani pritet që të jetë protagonist në vijimin e sezonit, si me fanellën e zviceranëve, ashtu edhe më atë të Kombëtares kuqezi, ku la shenjë që në ndeshjen e parë të edicionit të ri futbollistik, përmes golit vendimtar të fitores ndaj Izraelit.