Vincent Kopany, trajneri i Bayern Munich:
“Sonte do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në Europë, ndoshta në 10 më të mirat e kontinentit. Parisi është një ekip që në brendësi zotëron shumë kualitet individual, por mbi të gjitha, ata kanë një trajner shumë të mirë. Loja e tyre me topin është e shpejtë, kështu që duhet të jemi të vëmendshëm në çdo aspect të lojës, që nga fillimi, e deri në fund. Kjo është një përballe, nga e cila, të dyja skuadrat duan të dalin me fitore. Fakti që ne luajmë në shtëpi, do të thotë shumë, kështu që trepikëshi, duhet të jetë një prioritet i padiskutueshëm për Bayernin.
Situata në renditje është e komplikuar. Me 3 fitore shkon në play-off, kurse me gjashtë të tilla, kualifikohesh mes 8 më të mirave. Prandaj, duke parë atë që ka ndodhur përgjatë 4 javëve të para, për disa skuadra, rruga është ende e vështirë për t’u përshkuar. Sigurisht që për disa të tjera, terreni ka nisur të duket më i lehtë. Gjithësësi, pavarësisht situatës, ne duam të kualifikohemi si një nga 8 skuadrat e para, ndonëse në të njëjtën kohë, përqendrimi unë më i madh duhet të jetë vetëm në ndeshjen ndaj PSG dhe askund tjetër.
Ndaj Parisit, mendoj se nuk do të jetë një ndeshje që do të varet vetëm nga kundërsulmet, por do të jetë një takim që mund ta ketë gjithçka në brendësi të tij. Duhet të tregohemi të zotët sa i përket aspektit individual. E gjithë skuadra duhet të funksionojë siç duhet. Nuk pres që kjo të jetë një ndeshje e mërzitshme.”
Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munich”
“Nuk duhet të jemi kaq poshtë në renditje. Duhet të fitojmë katër ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar në 8 më të mirat e Champions League. Përballja e sotme ndaj PSG do të jetë e vështirësisë maksimale. Ata janë mjaft të rrezikshëm, kështu që nuk duhet të tregojmë mungesë shpërqendrimi për asnjë moment. Në krahasim me një vit më parë, loja jonë ka ndryshuar. Me Thomas Tuchel bënim presion në mesfushë, kurse me Vincent Kompany, ne ushtrojmë presion deri në mbrojtjen kundërshtar. I kemi dhënë gjithashtu një vëmendje të veçantë qarkullimit të topit dhe aksioneve nga krahët. Sigurisht që çdo trajner ka filozofinë e tij të lojës, ndërsa ne kemi shumë besim se jemi duke shkuar drejt rrugës së duhur.”
Luis Enrique, trajneri i PSG:
“Bayerni dhe PSG janë dy skuadra shumë të ngjashme. Të dyja preferojnë të qarkullojnë më tepër topin dhe të bëjnë sa më shumë pressing që të munden. Madje, edhe statistikat i kemi të njëjta, në veçanti në fazën sulmuese. Mirëpo, sonte, në fushë, do të jetë vetëm një top, prandaj vetëm njëra prej skuadrave do të ketë mundësi të luajë më mirë sesa tjetra. Do të jemi ne, ose ata.
Sigurisht, nuk ka asnjë dyshim se Bayerni është një skuadër favorite sa herë që luan, apo në çdo kompeticion që ata marrin pjesë. Kjo është një e vërtetë e sotme, e kështu do të jetë edhe në 10 vitet e ardhshme. Po flasim për një klub që ka peshë të madhe, qoftë në Gjermani, apo në Europë.
Mënyrat e qasjes së tyre ndaj lojës, janë të ndryshme. Presing i lartë, pasime të shkurtra, pasime pas shpine, apo duke u treguar shumë aktivë edhe me sulmuesin e qendrës.
Gjithësesi, nga ana jonë, ne nuk jemi aspak të frikësuar të qëndrojmë me mbrojtje të vendosur lart. Kjo gjë, deri diku, është edhe një mënyrë të thëni se si mund të luajmë sonte.
Do të thoja po ashtu, se rezutlatet që kemi marrë deri më tani, nuk janë ato që kemi merituar, por situata është kjo që është. Nuk e dimë ende edhe sa pikë na duhen për t’u kualifikuar. Futbolli është diçka që vërtitet vetëm rreth një gjëje: shënimi i golave. Prandaj, duhet të përmirësohemi në këtë aspect.”
Vitinha, mesfushori i Parisit:
“Jemi shumë të motivuar vetëm nga ideja se do të luajmë në Champions League ndaj Bayern Munich, një nga klubet më të mëdha të Europës. Presionin që kemi, duhet ta kthejmë në diçka positive. E dimë se edhe nëse mposhtemi, nuk do të eliminohemi. Megjithatë, duhet të fitojmë. Ne jemi PSG dhe çdo ndeshje e luajmë për të fituar.
Sa i përket kundërshtarit, do të thoja se bëhet fjalë për një ekip të klasit botëror. Ata nuk kanë pësuar asnjë gol prej disa ndeshjeshe me radhë. E dimë se sonte ata do të na vendosin shumë nën presion dhe ne duhet të përgjigjemi për këtë gjë. Do të ndjekim me përpikmëri planin e trajnerit dhe do të jepim gjithçka nga vetja.
Sa i përket aspektit personal, do të thoja se jam shumë i lumtur në Paris. Këtu ndihem mirë, njëkohësisht edhe familja ime. E dua këtë klub dhe projektin që është nisur. Kështu që nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të mos qëndruar tek PSG për një kohë të gjatë.”