Bayern vs Benfica, TS1 HD, 21:00

Sport

të mundshme dhe kjo është arsyeja përse Bayerni është një klub i të tilla përmasave. Ndodhem në vendin e duhur dhe jam krenar për këtë gjë. Do të luftojmë për të fituar sa më shumë tituj të jetë e mundur. Ndeshjen e fundit që luajta ndaj Benficas, isha pjesë e Sportingut dhe arritëm të fitonim, por sonte mendoj vetëm për atë që do të ndodhë në fushën e gjelbërt.”

Bruno Lage, trajneri i Benficas:

“Jam i bindur se skuadra është gati për të bërë një ndeshje të madhe. Kjo është një nga ato mbrëmje, që të detyron të qëndrosh në nivelin maksimal. Megjithatë, kjo është ajo që duam. E dimë se ky është një moment i mirë për të treguar potencialin tonë si ekip dhe këtë gjë do të mundohemi ta tregojmë në fushë. Ky është njëkohësisht edhe një test për ne, për të parë nëse jemi gati të konkurojmë në këto nivele ose jo. Sonte pres një Bayern të fortë, një skuadër konkuruese, por mendoj se kështu na shohin edhe ata. Skuadrat kanë pika të përbashkëta, kështu që jam i mendimit se do të shohim një ndeshje interesante. Të shohim se si do të shkojë. Në mungesë të Bah në krahun e djathtë të mbrojtjes, kemi 3 mundësi të tjera në tavolinë për të vendosur dhe një prej tyre do të luajë sonte.”

Jan-Niklas Beste, mbrojtësi i Benficas:

“Jam i lumtur që jam rikthyer sërish në Gjermani dhe që do të luaj këtu. Bayerni luan një futboll të ndryshëm krahasuar me skuadrat portugeze dhe këtë gjë e kemi biseduar mirë të gjithë si skuadër. Vij nga një periudhë dëmtimi, që nuk ishte aspak e lehtë, megjithatë, ky është futbolli, duhet të dish të përshtatesh me çdo situatë. Për eksperiencën tek Benfica, mund të them se që prej ditës së parë, gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë. Më lumturon fakti që jam pjesë e kësaj skuadre. Tani jemi të gjithë të përqendruar vetëm për ndeshjen ndaj Bayern Munich dhe kemi besim se mund të bëjmë një paraqitje të mirë në fushën e lojës.”