Hans-Dieter Flick (trajner i Bayern):
“Në ndeshjen e parë kundër Tottenhamit kemi kthyer në gol pothuajse 100% të shanseve tona. Por gjithashtu duhet të kujtojmë se Tottenham pati disa raste, përpara se të barazonim 1-1. E njoh Jose Murinhon nga një vizitë që pata disa vite më parë në Madrid kur drejtonte Realin dhe unë shkova si asistent i Kombëtares gjermane, për të shikuar stërvitjet e Realit. Mezi pres ta takoj sërish Murinjon. Tottenham ka qenë gjithmonë kompakt në mbrojtje dhe së fundi ka shfaqur të gjithë cilësinë e vet edhe në sulm, ku janë edhe tepër të shpejtë. Me siguri që do të mundohen të na godasin me kundërsulm. Prandaj duhet të kemi kujdes nga dicka e tillë. Së fundi jemi duke luajtur mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”.
Thomas Müller (sulmues i Bajern):
“Megjithëse vijmë nga humbja në Bundesligë, e ndiejmë se jemi në drejtimin e duhur. Nuk e di nëse kemi humbur ndonjëherë dy ndeshje me radhë, prandaj ndoshta jemi kritikuar disi nga mediat. Gjithsesi, ndihemi mirë si skuadër. Në ndeshjet që kemi humbur, thjesht nuk kemi ditur të shfrytëzojmë rastet që kemi krijuar. Mendoj se detyra jonë është që të përmirësohemi në këtë aspekt, duke u mjundur të shënojmë më shumë”.
José Mourinho (trajner i Tottenham):
“Gjendemi përpara një ndeshjeje të rëndësishme, sepse përfaqësojmë Totenham Hotspur. Përpara klubit.. ndeshja, objektivat, ambicjet dhe kompeticioni në tërësi ndoshta kalojnë në plan të dytë. Totenhemi mbetet Totenhem dhe kjo na jep gjithmonë një ndjenjë përgjegjësie. U kam kërkuar lojtarëve të fshijnë çdo kujtim nga ndeshja e shëmtuar e luajtur në Londër. Megjithatë, unë dhe stafi im e kam analizuar atë paraqitje në çdo aspekt. Dihet fortësia e Bajernit, por neve duhet të përqendrohemi më shumë tek skuadra jonë. Do të jemi pa Harry Kane, të cilin mendova ta lë pushim”.
Ryan Sessegnon (mesfushor i Tottenham):
“Një nga arsyet kryesore përse kam ardhur këtu është pikërisht të luaja në Champions League. Ky do të jetë një tjetër rast për mua që të zbres në fushë, për të treguar atë se çfarë jam në gjendje të bëj. Mendoj se është një tjetër shans për mua që të kaloj në një tjetër nivel. Bajerni është skuadër që meriton respektin tonë. Megjithatë kemi mundësinë të shfaqim të gjithë potencialin tonë, ndryshe nga sa ndodhi në takimin në Londër”.