Bayern, Thomas Muller befason me mbrojtësin më të fortë të hasur gjatë karrierës

Sport

Pak ditë më parë, Thomas Muller rinovoi kontratën me Bayernin deri në vitin 2023, duke i dhënë fund polemikave për një largim të mundshëm të tij nga bavarezët. Muller është pjesë e Bayern që nga viti 2009-të, dhe gjithë karrierën e ka kaluar në këtë klub. Shumë tituj të fituar gjatë rrugës, shumë duele të fituara me kundërshtarët dhe shumë gola të realizuar. Sukseset e tij nuk kanë qenë vetëm në futbolllin gjerman, por edhe atë europian, pasi në vitin 2013-të, në Ëembley ngriti në qiell trofeun e Champions League, duke mundur në finale verdhezinjtë e Borussia Dortmund. Champions League është kompeticioni ku kampionët përballen mes tyre, dhe fazë pas faze nuk mungojnë duelet e mëdha. Bayern është pjesë e kësaj liste. Duke qenë se është ndeshur me shumë skuadra të mëdha të kontinentit, Muller është dashur të përballet edhe me shumë mbrojtës të fortë. Mirëpo, sipas 30 vjeçarit, mbrojtësi më i fortë që ai ka hasur në karrierën e tij është një emër surprizë, që nuk ka shkruar shumë histori në këtë sport. Ai është Maik Franz, tashmë i pensionuar që nga viti 2014-të. Muller tregon se në fillimet e karrierës së tij tek Bayern, kur është dashur të përballet me këtë kundërshtar, ka hasur një vështirësi të jashtëzakonshme, pasi Franz ishte tejet i rrezikshëm me ndërhyrjet e tij. Kjo e ka bërë sulmuesin që të dalë në këtë konkluzion. Gjatë karrierës së tij, Maik Franz ka luajtur në elitën e futbollit gjerman me klube si Hertha Berlin, Ëolfsburg apo edhe Frankfurt.