Bayern shkarkon Nagelsmann, vjen Tuchel

Sport

“Një rrufe në qiell të pastër”. Bajerni i Mynihut ka vendosur që në orët e vona të ditës së enjte të shkarkoj trajnerin Julian Ngalessman. Një vendim i pa pritur dhe i rrallë për klubin më të madh ne Gjermani.

Bordi drjejtues me në krye presidentin Herbert Hainer dhe drejtorin e përgjithshëm Oliver Kahn kanë vendosur që të ndajnë rrugët me teknikun 35 vjecar.

Prej disa kohësh është përfolur për pakënaqësitë që drejtuesit e klubit kanë patur kundrejt teknikut, edhe pse asnjëherë dicka e tillë nuk është pranuar publikisht. Bajerni i besoi një projekt në vitin 2021 , madje pagoi edhe 25 milion euro për t’ia shkëputur Leipzigut, por tashmë klubi nuk beson më tek aftësitë e Julian Nagelsmann, dhe periudha e fundit në kampionat ku Dortmundi i rekuperoi 10 pikë Bajernit në 2023-in duke i marr vendin e parë dhe humbja ndaj Leverkusenit me ekipin që morri kritika të hapura nga drejtori sportiv Salihamidzic, kanë qënë arsye të mjaftueshme për ta shkarkuar trajnerin. Rreth një javë më parë ish trajneri i Hoffenhaim-it komentoi publikimin e skemave të tij në të përditshmen “Bild” duke deklaruar se tek Bajerni ekziston një “spiun” dhe që nuk po i’a dalin të zbulojnë. Kjo është hera e parë që Nagelsmann i cili e nisi karrierën në nivelin profesionist në moshën 28 vjecare do të provoj ndjenjën e shkarkimit, teksa me bavarezët fitoi një kampionat dhe dy superkupa gjermanie. Aktualisht “die rotten” janë ende në luftë në 3 fronte. Kanë 1 pikë më pak se Dortmundi në Bundesligë, janë në cerek-finalet e Kupës së Gjermanisë ku do të sfidojnë Freiburgun dhe do të luftojnë në cerek-finalet e Uefa Chamsions Leagues me Manchester City-n.

Drejtuesit nuk kanë vonuar për të gjetur pasuesin, ai do të jetë Thomas Tuchel. Njeriu që e udhëhoqi Chelsea-n drejt triumfit në Champions League në 2021-in dhe që u përball më Bajernin në finalen e 2020-ës kur drejtonte PSG, aktualisht ishte pa skuadër pas shkarkimit nga blutë e Londrës dhe bavarezët nuk kanë humbur kohë duke dëgjuar edhe për kontaktet mes teknikut gjerman dhe Tottenhamit. Ish trajneri që në Bundeslige ka drejtuar edhe Mainzin e Dortmundin do të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2025, dhe ku i dihet mund të përsërisë atë që bëri tek Chelsea ku e morri skuadrën në mes të sezonit dhe në fund u shpall kampion Europe.