Bayern, Ribery largohet në fund të sezonit, destinacion Arabia Saudite

Sport

franck
Franck Ribery do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit. Lajmi vjen nga raportime të ndryshme si në Gjermani, por edhe në Francë. 35-vjecari do të largohet nga Bavaria pas plot 11 vitesh atje dhe e ardhmja e tij thuhet se do jetë në Arabinë Saudite. Eshtë përfolur shumë për çështjen kontraktuale të tij dhe për faktin se e mosha dhe lëndimet po bën gjithmonë që t’i mungojë më tepër fushës. I transferuar për 30 milionë euro nga Marseille, Ribery u kthye në një nga lojtarët më kryesor të Bayernit duke fituar në këto 11 sezone 7 kampionate, 5 kupa gjermanie, 4 super-kupa një Champions League, Super-Kupë Evrope dhe Kupë Bote për klube.

ribery

“Gjithmonë do jap maksimumin” citohej francezi në shtypin gjerman ndërsa mohoesh spekulimi se ai po kërkonte këtë periudhë të përfitonte edhe një kontratë tjetër me Bayernin. Në qershor ai do të jetë i lirë nga angazhimi me bavarezët dhe në radhë për t’i marrë shërbimet e tij thuhet se është klubi saudit i Al-Ittihad. Sigurisht kjo është e ardhmja, por e tashmja mbetet me angazhime serioze. Përpara Ribery kërkon ta mbyllë me një tjetër tripletë sikurse ajo e vitit 2013-të, çka do e bënte më të shijshme përmbylljen e aventurës së tij gjermane që ka parë 117 gola dhe 178 asiste në plot 380 ndeshje. Por ndërsa Ribery do të largohet, pyetja që mbetet është: kush do ta zërë vendin e tij në skuadër?