BAYERN, OLISE ME RRITJEN ME TE LARTE NE TREG

Sport

Në prag të javës së 7-të në Bundeslig, transfermarkt.de publioi një përditësim të vlerave të tregut për futbollistët e elitës gjermane. Fituesi më i madh: ylli i mesfushës së Bayern Munich, 23 vjeçari Michael Olise!

Francezi ka rritur vlerën e tij në treg nga 100 në 130 milionë euro, duke u bërë lojtari i dytë më i vlefshëm në kampionat, pas Jamal Musiala-s që ka një vlerë tregu 140 milionë euro.

Pas francezit renditet 19 vjeçari i Eintracht Frankfurt, Can Uzun i cili ka përjetuar një rritje prej 27 milionë eurosh – nga 18 në 45 milionë. Ndërkohë, te Borussia Dortmund, “mbreti” i ri i vlerave monetare është ylli i kombëtares gjermane, Karim Adeyemi, i cili tani vlerësohet me 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, Lennart Karl ka shënuar rritjen më të madhe në përqindje. 17-vjeçari ka parë që vlera e tij të shpërthejë nga 1.5 milionë në 20 milionë euro – një rritje prej 1233.33 për qind.

Ai debutoi në Bundesliga në fitoren 6-0 kundër Leipzig, ndërsa më herët kishte luajtur në Botërorin e Klubeve. Karl parashikohet të ketë një të ardhme të ndritshme me plurikampionët e Gjermanisë.