Drejtuesit e Bayern Munich janë të bindur se Leroy Sane është lojtari i duhur për t’u bashkuar me kampionët e Gjermanisë. Gjatë merkatos së verës u përfol shumë se Sane ishte pranë kalimit nga Manchester City tek klub bavarez, por kërkesat e larta të ‘citizens’ bllokuan me javë të tëra tratativat.
Pikërisht atëherë kur dukej se klubet po gjenin gjuhën e përbashkët, Sane pësoi një dëmtim të rëndë që ndaloi gjithçka. Por tek Bayern nuk kanë hequr ende dorë prejt tij. Është vetë presidenti Uli Hoeness që deklaroi se Bayern Munich mbetet ende e interesuar për të firmosur me 23-vjeçarin. Numi 1 i bavarezëe tha se bisedimet me Manchester City do të vazhdojnë, më përpjekjen e të dy klubeve për të arritur një marrëveshje, ndoshta që në muajin janar.
Vetë Sane nuk i ka thënë kurrë jo një rikthimi në vendlindjen e tij, kjo edhe për faktin se deri përpara dëmtimit, nuk kishte gjetur shumë hapësira prej titullari tek skuadra e Pep Guardiolas. Tek Bayern ai do të vinte si një nga zëvendësuesit e Ribery apo Robben në krah, ndërsa afrimi i Perisic nga Inter, erdhi pikërish si zgjidhje e momentit pas dështimit të tratativave të Bayern për Sane.
Gjatë verës, Manchester City kërkonte rreth 140 milionë euro për të lënë të lirë Sane, por kampionët e Anglisë pranuan të ulnin disi pretendimet. Nga ana tjetër, Bayern shpreson të firmosë me 23-vjeçarin për një shifër rreth 100 milionë euro.