Niko Kovač (trajner i Bayern): “Nëse bëjmë një paraqitje si ajo e ndeshjes së fundjavës kundër Lajpcigut, atëherë kemi një shans të mirë për të fituar këtë përballje të parë të Champions League-s. Megjithatë duhet të kemi parasysh që Crvenza është një skuadër e mirë në fazën mbrojtëse dhe që nuk lejon shumë hapësira. Nëse do t’i lejojmë të luajnë ashtu sic dinë, atëherë mund të bëhet gjithçka më e vështirë për shkak të cilësisë që zotërojnë. Prandaj duhet t’ua rrëmbejmë topin sa më shpejt të jetë e mundshme, duke dalë në stilin tonë të lojës”.
Manuel Neuer (portier i Bayern): “Ashtu si futbollistët më veteranë, ashtu edhe ata më të rinjtë duan të fitojnë trofeun e Champions League. Jam optimist në lidhje me këtë sezon, megjithatë kemi një rrugë të vështirë përpara. Eleminimi i shpejtë që pësuam sezonin e kaluar na ka shërbyer si leksion. Prandaj nuk duam që ta përsërisim sërish. Motivimi ynë është i lartë, por gjithashtu e dimë se kemi edhe mjaft cilësi në radhët tonë. Crvena Zvezda është një ekip mbrojtës, sidomos në ndeshjet në transfertë. Duhet të bëjmë një ndeshje të qetë dhe me durim”.
Vladan Milojević (trajner i Crvena Zvezdas): “Ishim nën presion për kualifikimin në fazën e grupeve. Kemi punuar fort për të qenë pjesë e një skene të rëndësishme, sic është Champions League. Në këtë pikë, të gjithë duhet të japim më të mirën nga vetja . Do të kemi përballë skuadra me nivel të lartë, që padyshim janë më të mirat e kontinentit. Megjithatë nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht kemi detyrën të zhvillojmë lojën që kemi zhvilluar gjithmonë, duke pasur kujdes për të mos bërë figura të këqija”.
Marko Marin (lojtar i Crvena Zvezdas): “Të gjithë e njohim Bajernin dhe cilësinë e lojtarëve që ka si skuadër. Por besoj se një numër i madh tifozësh të ardhur nga Beogradi do të na ndihmojnë për të krijuar një atmosferë sa më të mirë për neve, edhe këtu në Mynih. Fakti që do të luajmë në një stadium si “Allianz Arena” është dicka e veçantë për secilin nga ne. Kemi përvojën e vitit të kaluar në një kompeticion si Champions League. Besoj se këtë sezon mund të bëjmë një hap përpara, sidomos nëpër sfidat në transfertë”.