Bayern Munich pret biletën, United thellohet në krizë

Sport

Bayern Mnunich është skuadra e radhës që siguron kualifikimin në raundin e 1/8-tave t      ë UEFA Champions League. Në shtëpinë e tyre, bavarezët mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrën e Galatasaray. Për të parë golin e parë të sfidës, duhet të vinte minuta e 80-të, kur Harry Kane e dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi të mrekullueshëm nga Joshua Kimich. Gjashtë minuta më vonë do të ishte sërish anglezi ai që do të shënonte për të zotët të shtëpisë. Në 4 ndeshjet e para në Champions League, Kane ka shënuar po kaq gola me Bayernin, duke barazuar në këtë mënyrë rekoredin që më herët e mbante Roy Makaay. Falë këtij suksesi ndaj turqëve, skuadra gjermane ka siguruar biletën në raundin e 1/8-tave të Champions League, dicka që ka ndodhur për të 20-tën herë radhazi në histori që pas riformatimit të kompeticionit. Vetëm Real Madrid ka bërë më mirë sesa bavarezët në këtë aspekt, me Los Blancos që janë kualifikuar plot 21 herë në 16 më të mirat e kompeticionit. Për t’u rikthyer tek sfida e Mynihut, golin e vetëm të Galatasarayt e shënoi Bakambu në minutën e 3-të të shtesës, por që do të vlejtë thjesht për statistikë në aspektin personal të lojtarit. Me Bayernin që kryeson Grupin A me 12 pikë, Galatasaray klasifikohet në vendin e tretë me 4 pikë, duke mbetur plotësisht në garë për kualifikim. Në vendin e dytë të grupit, renditet një skuadër surprizë, sikurse është Copenhagen, po me 4 pikë. Në javën e katërt të fazës së grupeve, danezët arritën një fitore të jashtëzkonshme në shtëpi, duke mposhtur anglezët e Manchester United me rezultatin 4-3. Kjo disfatë e United, e ka dërguar skuadrën angleze në buzë të humnerës, shumë pranë eliminimit, duke thelluar gjithmonë e më shumë krizën në Old Trafford. Ndonëse matematika e mban ende në lojë, me vetëm 3 pikë dhe vendi i fundit në tabelë, ekipi i Erik ten Hag është shumë pranë daljes nga një tjetër kompeticion. Transfertën e Copenhagenit, United e humbi duke triumfuar filllimisht me rezultatin 2-0, falë golave të Rasmus Hojlund. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e klubit në UEFA Champions League, që United të humbte një ndeshje, të cilën më herët e kryesonte me avantazhin e dy golave. Kjo ishte humbja e 9-të e United në të gjitha kompeticionet këtë sezon futbollistik në vetëm 17 ndeshje të luajtura. Një statistikë kaq negative në historinë e klubit, është regjistruar në sezonin e largët 1973/74, atëherë kur klubi ka rënë nga kategoria për herë të fundit.