Bayern Munich, pas Lahmit një tjetër lojtar deklaron tërheqjen nga futbolli

Sport

sssa

Pas Philip Lahm, koha duket se kalon edhe për Xabi Alonson. Mesfushori bask i Bayernit të Munichut ka deklaruar se do të tërhiqet pas përmbylljes së këtij sezoni. 35-vjecari, i cili ka fituar gjithcka në karrierë ka vendosur t’i jap fund futbollit të luajtur dhe më 30 qershor do të tërhiqet përfundimisht. Pikërisht në këtë datë përfundon edhe kontrata e tij me Bayernin, që 3 vite më parë e transferoi nga Reali i Madridit për shifrat e 9 milionë eurove. “E përjetova me dashuri, lamtumirë o lojë e bukur” ishte mesazhi që mesfushori i bavarezëve shpërndau në rrjetet sociale. “Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por tashmë ka ardhur momenti i duhur” – komentoi më tej 35-vjeçari. I rritur në radhët e “Real Sociedad”, djali i Periko Alonsos, gjithashtu një futbollist i njohur bask, Xabi ka qenë protagonist absolut me fanellat e Liverpoolit dhe Realit të Madridit, me të cilat ngriti nga një herë trofeun e Champions League-ës. Pikërisht hera e tretë me një fanellë të tretë, një rekord i Clarence Sedorf, ishte dhe mbetet synimi personal dhe i fundit për karrierën e Alonsos. 35-vjecari ka gëzuar edhe arritje fantastike me kombëtaren e Spanjës, ku dy herë është shpallur kampion Evrope dhe një herë kampion Bote. Kështu Alonso ndjek shembullin e kapitenit Lahm, i cili gjithashtu tërhiqet në fund të sezonit. Bayerni tanimë duhet të nisë kërkimet për zëvendësuesit e denjë të këtyre dy emrave të mëdhenj të futbollit botëror.