Bayern Munich në çerekfinalen e UCL!

Sport

Bayern Munich shkatërron Salzburgun dhe kualifikohet në çerekfinalen e UEFA Champions League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, në Allianz Arena, bavarezët e kthyen mbrëmjen në një festival golash, duke fituar me rezultatin e thellë 7-1 përballë austriakëve. Ndërsa 8-2 ishte rezultati i përgjithshëm.

Që në minutën e 23, ndeshja shkoi 3-0 dhe të 3 golat u realizuan nga Robert Lewandowski, i cili shënon në këtë mënyrë 3 golëshin më të shpejtë në historinë e kompeticionit. Në pjesën e parë, vend kishte edhe për Serge Gnabry, me anësorin që e dërgoi topin në rrjetë për të 4-tën herë për skuadrën e drejtuar nga Julian Nagelsmann.

Sa i përket ndeshjeve me eliminim direct, Bayerni ka shënuar 4 herë nga 4 gola që në pjesë të parë. Të tilla shifrat, nuk ka mundur t’i prekë dot asnjë skuadër tjetër përgjatë historisë së këtij turneu.

Në fraksionin e dytë, Thomas Muller realizoi dy gola, me gjermanin që u asistua të dyja herët nga Leroy Sane, ndërkohë që në këtë mes, Kjaerberg realizoi golin e nderit për Salzburgun. Mirëpo për Bayernin kjo ndeshje nuk ishte mbyllur ende. Pasi shërbeu për të tjerët, në fund, në fund, Sane arriti që të shënonte edhe vetë, duke mbyllur kështu festivalin me 8 gola në Allianz Arena.

Në këtë mënyrë, Bayern Munich kualifikohet për të 20-tën herë në histori në çerekfinalen e UEFA Champions League, duke lënë pas Barcelonën me 18-të. Ndërsa presin me qetësi shortin, bavarezët e dhanë sinjalin se janë aty dhe se padyshim mbeten ndër pretendentët kryesorë për t’u shpallur kampionë të Europës.

 

Nazif Zylali

Tring Sport