Bayern Munich mundet nga Feyenoord, fiton Real Madrid

Sport

Bayern Munich pëson një shuplakë të rëndë nga Feyenoordi. Në javën e shtatë të Fazës së Ligës, bavarezët janë mposhtur 3-0 në tokën hollandeze, rezultat i cili ka befasuar të gjithë tifozët e futbollit. Një dygolësh nga Santiago Ginemez dhe një tjetër nga Ueda, dërguan në qiellin e shtatë të zotët e shtëpisë, duke arritur kësisoj një fitore perfekte.

Si pasojë, skuadra nga Rotterdami e ka pozicionuar veten në vendin e 11 të tabelës, në kuotën e 13 pikëve dhe tani është tërësisht në garë për t’u kualifikuar në play-off, por mund të ëndërrojë gjithashtu edhe një prej 8 vendeve të para, përderisa matematika e mban ende në lojë.

Në lojë për t’u renditur gjithashtu në një prej 8 vendeve të para, është edhe Bayern Munich. Ndonëse kanë pësuar 3 humbje këtë sezon në Champinos League, gjermanët kanë marrë 4 fitore të tjera dhe si pasojë numërojnë 12 pikë, në vendin e 15.

Një tjetër skuadër, që njëkësisht synon tetëshen e parë, është edhe Real Madrid. Në javën e shtatë, Los Blancos fituan 5-1 ndaj Salzburgut në shtëpi, duke shkuar kësisoj në kuotën e 12 pikëve, në vendin e 16-të. Në Santiago Bernabeu, ai që arriti të linte sërish gjurmë, ishte Vinicius Junior, i cili arriti në kuotën e 100 golave me fanellën e Real Madrid, duke u bërë kësisoj vetëm braziliani i dytë në historinë e klubit spanjoll, që arrin një kuotë të tillë golash, pas Ronaldo Nazarios me 104 finalizime.

Nuk mund të mungonte mes protagonistëve as Jude Bellingham, i cili shërbeu të dyja pasimet vendimtare në golat e Rodrygos. Që prej mbërritjes në klubin spanjoll, anglezi ka shërbyer 22 asiste, më shumë se çdo lojtar tjetër i Real Madrid përgjatë kësaj kohe.